Sugjerojmë:

Supë krem me spinaq dhe bizele

Supë krem me spinaq dhe bizele

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 700 gram spinaq
  • 150 gram bizele
  • 2 thelpi hudhra
  • 100 ml verë e bardhë
  • 3 domate të prera në kuba
  • 1.5 litër ujë ose lëng perimesh
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe
  • majdanoz
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Marim bizelet dhe i vendosim në një tenxhere të ziejnë. Në një tenxhere tjetër ziejmë spinaqin në ujë me kripë.

2

Më pas e kullojmë dhe e presim në copa të vogla. Në një tenxhere me vaj ulliri skuqim qepën, hudhrat dhe spinaqin.

3

I shtojmë verën dhe domatet e qeruara. Më pas i shtojmë bizelet e ziera dhe ujin ose lëngun e perimeve. E lëmë supën të ziejë për rreth 25 minuta.

4

Bëjeni kremoze me ndihmën e një blenderi.

5

Nga fundi i shtojmë lëngun e limonit, majdanozin dhe pak vaj ulliri sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment