Sugjerojmë:

Supë indiane. Recetë që largon zemërimin, ankthin e frikën

Një recetë që kombinon 5 shije në një pjatë të vetme dhe është në gjendje të luftojë emocionet negative. E thjeshtë për t’u përgatitur, kjo supë mund të serviret si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë.

Keni ankth dhe frikëra të caktuara? Lulelakra favorizon acidet që ndryshojnë gjendjet emocionale, xhinxheri është erëza kundër zemërimit; ëmbëlsia e patates vepron kundra frikës; korianderi vepron kundra trishtimit, kurse qumështi i sojës me shije të kripur lufton ankthin.

  • Ngrohni në zjarr të ulët një lugë vaj ulliri dhe skuqni aty katër qepë të vogla dhe 15 gr xhinxher të freskët të qëruar e të prerë në feta.
  • Shtoni një lugë shafran Indie, një lugë kumin dhe një lugë koriandër të bluar.
  • Përziejini dhe shtoni 6 thelpinj hudhër të prerë përgjysmë, 350 gr degëza lulelakre dhe 350 gr patate të prera në kubikë.
  • Shtoni gjysmë litri brodo pule të përgatitur në shtëpi, shtoni pak kripë dhe lëreni të ziejë me kapak për gjysmë ore.
  • Frulojeni supën në mikser dhe shtoni një gotë qumësht soje.
  • Kjo supë shijon si e ftohtë ashtu dhe e ngrohtë.

Lini një koment