Sugjerojmë:

Speca të mbushur me kuinoa dhe mish pule

2-3 speca të kuq
1 domate e prerë në kubik
1 qepë e grirë imët
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan kuinoa
1 gotë ujë
1 fileto pule
½ tufë majdanoz (copëtuar imët)
Kripë, piper

1.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën.

2.Pas gati 5 minutash shtoni fileton e pulës të ndarë në copa të vogla.

3.Pasi të kenë marrë një ngjyrë të lehtë, shtoni kunoan dhe domatet. I përzieni mirë, shtoni ujin dhe i lini të ziejnë.

4.Nga fundi i shtoni kripë, piperin dhe majdanozin.

5.Lani mirë specat, i prisni kokën, por jo tërësisht.

6.I mbushni me masën që përgatitët, i mbyllni specat dhe i fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment