Sugjerojmë:

Si të bëni vetë një deodorant për lëkurë të ndjeshme

Për një arsye apo tjetër, jo të gjithë i pëlqejnë deodorantët që shiten në dyqane. Përbërësit që gjenden tek to mund të  irritojnë lëkurën ose t’ju shkaktojnë një skuqje të dhimbshme.

Shumë prej deodorantëve kanë edhe përbërës të rrezikshëm kancerogjen, që sidomos tek femrat mund të përkthehen në kancer të gjirit.

Neps.al ju propozon më poshtë një recetë natyrale të përgatitjes vetë së një deodoranti për lëkurë të ndjeshme.

Përbërësit:

  • ¼ filxhan me sodë buke
  • ¾ filxhan me miell misri
  • 6 lugë gjelle vaj kokosi të lëngshëm

Udhëzime:

  • Në një enë bashkoni të tri përbërësit mirë dhe i përzieni me një pirun.
  • Trazojeni vazhdimisht derisa të arrijë konsistencën (trashësinë) që dëshironi.
  • Kalojeni masën në një kavanoz, mbylleni me kapak dhe tundeni fort.
  • E lini mënjanë në një vend të errët dhe të freskët.

Homemade Deodorant for Sensitive Skin

Si ta përdorni?

  • Thjesht aplikojeni deodorantin me majat e gishtërinjve, në zonën e sqetullave.
  • Ky deodorant është i fortë, por me një pH të ekuilibruar.

Nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme, por ende dëshironi ta provoni këtë recetë, mund të shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për t’i dhënë një erë të mrekullueshme!/neps.al

Lini një koment