Sugjerojmë:

Sallatë verore me rukola dhe mini-kotoleta pule

Sallatë verore me rukola dhe mini-kotoleta pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram fileto pule
  • 300 gram rukola e larë mirë
  • 150 gram pomodorini
  • 1 vezë
  • Lëngu i 1 limoni
  • 100 gram djathë grana
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Prisni fileton e pulës në shirita të hollë. Në një enë rrihni vezën dhe lyeni me të mishin e pulës. Pas kësaj e kaloni në një tigan me pak vaj dhe e lini të skuqet mirë nga të dyja anët.

2

Merrni një enë të madhe dhe shtoni rukolën e larë mirë, shtoni pomodorinit, mishin e pulës, kripën, piperin dhe lëngun e limonit.

3

Trazojini mirë dhe e shërbeni në një pjatancë. Në fund i grini sipër në feta të holla, djathin grana. Ju bëftë mirë!

Lini një koment