Sugjerojmë:

Sallatë me lakër të bardhë dhe portokall

Sallatë me lakër të bardhë dhe portokall

Ingredientët

  • 500 gr lakër
  • 1 limon (lëng + lëkurën)
  • 150 gr ullinj
  • 1 presh (pjesa e bardhë)
  • 2 portokalle
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Pasi i keni larë mirë, prisni imët preshin dhe lakrën. Sasinë e vendosni vetë. E lini në një tas.

2

1 portokall e prisni në feta të holla dhe ia shtoni sallatës.

3

Për salcën duhet të kombinoni në një tas, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë imët të tij, vaj ulliri, pak lëng limoni, kripë dhe piper.

4

Trazojeni mirë dhe ia shtoni lakrës. Në fund shtoni ullinjtë.

5

Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment