Sugjerojmë:

Sallatë me kunguj dhe hudhra, receta që do ju hapë oreksin

600 gram kunguj
7 thelpi hudhra
Kripë
Lëngu i një limoni
Vaj ulliri

1.Si fillim në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë kungujt. 10 minuta mjaftojnë, pasi kungulli nuk duhet të zbutet shumë.

2.Prisni dhe qëroni hudhrat. I shtypni në një enë dhe i shtoni vaj ulliri.

3.Shtoni lëngun e limonit dhe kripën. Trazojeni mirë për të krijuar një salcë marinuese për kungujt.

4.Merrni një tas të madh, shtoni në të kungujt e prera në feta të holla.

5.Tani i shtoni sipër salcën që përgatitët dhe i përzieni mirë.

6.Sallata është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment