Sugjerojmë:

Sallatë makaronash me domate qershizë

Sallatë makaronash me domate qershizë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 pako makarona (mundësisht penne ose farfalle)
  • 100 gram ullinj të zinj pa bërthamë
  • 200 gram pomodorini
  • 1 tufë borzilok të freskët
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • 1/2 lëng limoni

Udhëzimet

1

Në fillim zieni makaronat me metodën e zakonshme me ujë e kripë.

2

Pasi të kenë zierë i kaloni në një tas të madh. I shtoni vaj ulliri, lëngun e limonit dhe piper.

3

I përzieni mirë dhe i grini sipër borzilokun (imët).

4

Në fund i shtoni ullinjtë dhe pomodorinit e prerë përgjysmë.

5

I përzieni mirë dhe nëse dëshironi e lini për disa minuta në frigorifer që të ftohet disi.

6

Pas kësaj sallata me makarona është gati. Ju bëftë mirë!

7

Shënim: Nëse dëshironi për më shumë shije, mund t'i shtoni sallatës, 2 thelpi hudhra.

Lini një koment