Sugjerojmë:

Sallatë e shijshme me finok. Alternativa e duhur nëse doni të ngopeni, pa marrë shumë kalori!

Sallatë e shijshme me finok. Alternativa e duhur nëse doni të ngopeni, pa marrë shumë kalori!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 finok (i larë, i qëruar dhe i prerë në shirita të hollë)
  • 1 mollë jeshile (e prerë në shirita)
  • 1 dardhë
  • 1 qepë e kuqe
  • ½ filxhan me uthull
  • ¼ filxhan me sheqer
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • ½ lugë çaji kripë
  • 4-5 gjethe mente (të grimcuara)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni finokun, mollën, dardhën dhe qepën.

2

Ndërkohë në një tas të vogël shtoni vajin, uthullën, sheqerin, lëngun e limonit dhe kripën.

3

E shtoni sipër sallatës dhe e përzieni mirë. Shtoni gjethet e mentes dhe pastaj e lini në frigorifer për disa minuta.

4

Sallata është gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment