Sugjerojmë:

Receta bazë për qoftet e peshkut

Receta bazë për qoftet e peshkut

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 300 gr gjuhëz e pastruar
  • 2 karota
  • 1 finokë
  • 1 presh, vetëm pjesa e bardhë
  • 2 patate
  • Pak lulelakër
  • 1 vezë
  • Disa lugë miell
  • Disa lugë galetë (peksimadhe)
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund edhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull.

2

Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure.

3

Formoni me duar qofte të vogla të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galetë.

4

Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante.

5

Hiqini dhe më pas u përthani vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër.

6

Qoftet e peshkut janë gati. Shijojini!

Lini një koment