Sugjerojmë:

Receta për reçel ftoi kërkon vetëm 4 përbërës!

Receta për reçel ftoi kërkon vetëm 4 përbërës!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Nëse në kuzhinë keni ftonj dhe nuk i gjeni dot vendin, të bësh një reçel me to do ishte fantastike!

Ingredientët

  • 1 kg ftonj
  • 1 kg sheqer
  • 375 ml lëng ftoi
  • 1/2 lëng limoni

Udhëzimet

1

Ftonjtë i qërojmë, i presim në katër pjesë, i pastrojmë nga farat dhe më pas i grijmë në rendë nga ana më e trashë e rendes.

2

Menjëherë i hedhim në ujë me limon me qëllim që ftoi të mos oksidohet.

3

Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë të ziejë pak.

4

Në një tenxhere tjetër vendosim për të zierë farat, lëkurat e ftoit, gjithçka që qëruam dhe pastruam nga ftoi.

5

Kur lëkura të jetë zbutur plotësisht, këtë masë e kullojmë dhe shtojmë tek 1 kg sheqer dhe e vendosim në zjarr për të zierë, 8-10 minuta nga momenti i zierjes.

6

Kullojmë ftonjtë dhe i shtojmë në tenxheren me sheqer dhe vazhdojmë zierjen për 8 minuta në temperaturë të ulët.

7

E largojmë nga zjarri, e lëmë të pushojë për 5 orë dhe e vendosim përsëri në zjarr për të valuar derisa reçeli të lidhet. Përsëri e largojmë dhe e lëmë të pushojë edhe 5 orë.

8

E vendosim për zierje dhe një herë të fundit dhe më pas mbushim kavanozat e sterilizuar.

9

I mbyllim mirë ato dhe në fund i përmbysim kavanozat me qëllim që reçeli të izolohet.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment