Sugjerojmë:

Receta klasike e puresë së patateve

1 kg patate
300 ml qumësht
80 gram gjalpë
Pak kripë
Pak arrë moskat

1.Lani patatet me gjithë lëkurë dhe vendosini për t’i zierë në një tenxhere me ujë.
2.Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri, i hiqni lëkurën dhe filloni t’i shtypni me pirun ose me shtypësen e patateve nëse e keni një të tillë.
3.Pasi t’i keni shtypur, kalojini në një tenxhere dhe vërini në zjarr të ulët. 4.Shtoni dalëngadalë gjalpin dhe qumështin e vluar.
5.I përzieni vazhdimisht me një lugë druri në mënyrë që të merrni një pure homogjene.
6.Nga fundi i shtoni pak kripë e arrë moskat.
7.Sapo pureja të jetë trashur e hiqni nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë. 8.Shoqërimi me filetot e pulës, do të ishte një dyshe e përsosur!

Lini një koment