Sugjerojmë:

Receta e thjeshtë e një pice shtëpie që mund ta përgatisë kushdo

Sa prej jush e adhurojnë shijen autentike që na jep pica e përgatitur në shtëpi?

Epo atëherë jeni në artikullin e duhur, pasi Neps.al ju jep recetën e thjeshtë të një pice që mund ta përgatisë kushdo prej jush.

Përbërësit: 

  • Për brumin: 300 gram miell
  • 80 ml vaj luledielli
  • 1 gotë ujë i vakët
  • 1 lugë çaji maja
  • pak kripë
  • Salcë domateje
  • 2 speca
  • 150 gram proshutë
  • 150 gram kërpudha
  • 300 gramë djathë picash

Udhëzime: 

  • Bashkoni të gjithë përbërësit e brumit dhe e punoni mirë masën.
  • Pasi e zëmë brumin e lëmë të pushojë për të paktën 2 orë. Pas kësaj brumi duhet të dyfishojë vëllimin.E ndani në 2-3 toptha të vegjël. I hapni me dorë dhe me pak miell që të mos çahet brumi.
  • E lyeni sipër me salcë domatesh. Shtoni djathin e grirë imët. Vendosni proshutën, kërpudhat, specat.
  • E fusni picën në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Kështu veproni edhe për 2 picat e tjera. Ju bëftë mirë!

Lini një koment