Sugjerojmë:

Receta e specave klasikë mbushur me mish viçi të grirë dhe oriz

2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë mesatare e grirë imët
2-3 thelpi hudhra
500 gram mish viçi të grirë
1 ½ filxhan me oriz kaf
4 domate
1 lugë gjelle salcë domateje
1 lugë çaji rigon i thatë
Kripë, piper për shije
7-8 speca të mëdhenj (modeli sipas dëshirës)
1 lugë kafe spec i kuq pluhur
1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
Pak majdanoz i freskët për servirje

1.Parangrohni furrën në 200 gradë C.

2.Merrni një tavë dhe vendosni në të specat e pastruar nga farat, njëra pas tjetrës.

3.Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e grirë imët. Shtoni edhe hudhrat.

4.Më pas shtoni mishin e viçit dhe e përzieni vazhdimisht me ndihmën e një luge druri.

5.Shtoni orizin, domatet e prera në kubik të vegjël, salcën e domateve, pak rigon dhe spec të kuq pluhur.

6.I lini në zjarr duke i përzierë vazhdimisht. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.

7.Mbushni secilin spec me mbushjen që përgatitët.

8.I fusni në furrë të piqen për të paktën 20 minuta.

9.Më pas i nxirrni, i spërkasni sipër me djathë dhe i fusni në furrë edhe për 5-7 minuta të tjera.

10.I shtoni sipër pak majdanoz para se t’i servirni dhe shijojini!

Lini një koment