Sugjerojmë:

Qetësoni, hidratoni dhe pastroni lëkurën me maskën me kos e kivi

Kosi është një aleat perfekt për t’u kujdesur për lëkurën, falë cilësive qetësuese dhe hidratuese. Ai ka gjithashtu edhe aftësi antibakteriale e pastruese.

Kujdes! Në maskat natyrale, duhet të përdoret vetëm kos i përgatitur në shtëpi dhe jo kosi i gatshëm në dyqan apo ai me fruta.

Maska me kos dhe kivi 

Kivi është një frut i çmuar sepse përmban substanca ushqyese që i japin lëkurës sonë shkëlqim. I pasur me vitaminat C dhe E, ky frut përmirëson lëkurën falë përmbajtjes së antioksidantëve, në veçanti vitamina C, që bën edhe zbardhjen e njollave të lëkurës. Kivi ka gjithashtu cilësi antiinflamatore natyrale që ndihmon në luftën kundër akneve dhe njollave dhe farat e tij mund të përdoren edhe për një skrab.

Image result for kiwi and yogurt face mask

Si ta përgatisni? 

  • Tulin e kivit e shtypni mirë me një pirun dhe më pas i shtoni kosin.
  • E përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
  • Lajeni fytyrën, aplikojeni maskën dhe e lini të veprojë për 30 minuta.
  • Në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
  • Kjo maskë aplikohet 1 herë në javë për rezultate të kënaqshme!/neps.al 

Lini një koment