Sugjerojmë:

Që flokët t’i keni gjithnjë në formë, ju duhet kjo maskë e thjeshtë me uthull molle!

Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën.

Kjo maskë ka si përbërës kryesor uthullën e mollës.

Niveli i lartë i acidit tek uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.

Related image

Për këtë maskë nevojiten:

  • Një filxhan kafeje me ujë
  • 2 luge gjelle me uthull molle
  • 15 gjethe të vogla mente

Përgatitja:

  • Në një enë përzieni ujin dhe uthullën e mollës, në të shtoni gjethet e mentes dhe lëreni mënjanë për 30 minuta.
  • Pastaj e filtroni uji me një sitë. Lëngun aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lëreni të veprojë 15 min. Në fund procedoni me larjen.

Burimi: Shëndeti.com.al

Lini një koment