Sugjerojmë:

Presh dhe avokado për supën më të mirë të ditëve të ftohta!

1 lugë gjelle gjalpë
4 presh
Arrë moskat
2 patate mesatare
1 litër lëng pule
4 lugë gjelle krem pana
1 avokado
Kripë, piper i zi

1.Shkrijmë gjalpin në tenxhere dhe pasi të kemi larë dhe prerë hollë preshin, i shtojmë në tenxhere dhe i kaurdisim pak për 5 minuta.
2.Spërkasim pak me arrë moskat dhe kripë dhe vazhdojmë përzierjen.
3.Patatet e qëruara i presim në copëza të vogla me qëllim që të ziejnë shpejt, i shtojmë në tenxhere, shtojmë piper dhe lëngun e pulës.
4.Më pas shtojmë edhe 4 lugë gjelle krem pana. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta.
5.Pasi të jenë zierë mirë preshi dhe patatja e kalojmë supën ne blender dore dhe e kthejmë atë në krem.
6.Presim avokadon në kubikë të vegjël, i spërkatim me pak lëng limoni dhe kur ta servirim supën, shtojmë në të ¼ e avokados në kubikë në pjatë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment