Sugjerojmë:

Pitet e mëngjesit të mbushura me djathë të bardhë

2 filxhanë miell
1 filxhan qumësht
3 gjelle lugë vaj
1 lugë çaji maja
1 lugë çaji sheqer
Kripë
1 copë djathë të bardhë
Pak gjalpë/vaj për pjekje

1.Vakim qumështin dhe e përziejmë me sheqerin, majanë dhe pak miell. Më pas shtojmë vajin, kripën dhe miellin tjetër.
2.E punojmë mirë brumin e përgatitur dhe e lemë në një enë të mbuluar derisa brumi të dyfishojë vëllimin.
3.Pasi brumi të ketë ardhur e ndajmë në topthza sa 1 kokërr mandarine dhe secilën ndarje e hapim në pite.
4.Vendosim mbi çdo pite nga një lugë djathë të thërrmuar dhe e mbështjellim.
5.Ose mund të bëjmë një mënyrë tjetër duke e vendosur mbushjen me djath në mes të dy piteve të cilat me anë të një piruni i ngjeshim dhe i bashkojmë me njëra tjetrën.
6.I lyejmë pitet e mbushura me djathë, me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.

Lini një koment