Sugjerojmë:

Pikante, por edhe e ëmbël. Kjo është pica me vezë që nuk duhet ta lini pa provuar!

1 qepë të madhe
1 lugë çaji kanellë
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
2 thelpi hudhër
6 vezë
½ filxhan me djathë të bardhë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Ndërkohë në një tigan skuqni qepën me vaj ulliri.
3.Prisni 4-5 minuta derisa të fishket qepa dhe shtoni kanellën, hudhrën, specin pluhur. I përzieni mirë, shtoni domatet, kripë dhe piper.
4.I lini edhe për 10 minuta të tjera në zjarr.
5.Ndërkohë merrni brumin e gatshëm dhe e hapni në një tavë. Nëse doni që brumin ta përgatisni vetë, atëherë kontrolloni për recetën në Neps.al
6.Futeni petën në furrë që të piqet për 12 minuta.
7.Tani e nxirrni dhe e ndani në 12 pjesë të vogla.
8.Shtroni sipër masën me domate që përgatitët.
9.Duke u orientuar me foton, thyeni tek pjesët më të mëdha vezët. Sipër i shtoni edhe pak djathë të bardhë.
10.Tani e fusni përsëri në furrë për 10 minuta të tjera, ose derisa ta shikoni që vezët janë mpiksur.
11.Pica shijohet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment