Sugjerojmë:

Penne me fileto pule dhe pana

Penne me fileto pule dhe pana

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 500 gram fileto pule
  • 1 kokërr qepë
  • 200 ml pana
  • 400 gram penne
  • 1 lugë çaji hudhër e grirë imët
  • Pak trumzë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper
  • Vaj

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë makaronat.

2

Ndërkohë në një tigan skuqni në pak vaj e gjalpë qepën dhe mishin e pulës. Shtoni trumzën dhe një gotë ujë. Pas 5 minutash shtoni makaronat dhe panën. Trazojeni mirë.

3

Shtoni kripën, piperin dhe shafranin. Makaronat janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment