Sugjerojmë:

Patate të ëmbla të mbushura me perime

Patate të ëmbla të mbushura me perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një recetë tepër e veçantë e shijimit të patateve me perimet tuaja të preferuara....

Ingredientët

  • 1 qepë e kuqe
  • 4 thelpi hudhra
  • 4 patate të ëmbla të mëdha
  • 1 patate e zakonshme
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Vaj ulliri
  • Pak piper të kuq
  • ½ brokoli
  • 150 gram kërpudha të freskëta ( i ndani në copa të vogla dhe skuqini me pak gjalpë në një tigan).
  • 1 lugë gjelle uthull molle

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët, përreth 5 minuta derisa të bëhet tërësisht transparente.

2

Shtoni 1 patate të zakonshme të grirë imët, hudhrat e copëtuara, pak mustardë dhe pak piper të kuq.

3

I përzieni mirë dhe shtoni 1 gotë lëng perimesh. I lini të ziejnë për 10 minuta.

4

Ndërkohë në një tenxhere tjetër vendosni për të zierë patatet e ëmbla me pak kripë.

5

Transferojeni mbushjen në një blender dhe bëjeni kremoze. Shtoni 1 lugë gjelle uthull molle dhe pak kripë.

6

E kaloni salcën në një tas. Sipër i shtoni kërpudhat e skuqura dhe brokolin e zierë.

7

Mbushni me to patatet e ëmbla të prera përgjysmë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment