Sugjerojmë:

Patate në furrë me gjalpë dhe rozmarinë. Shije magjepëse!

Patate në furrë me gjalpë dhe rozmarinë. Shije magjepëse!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një mënyrë shumë praktike dhe e lehtë e shijimit të patateve. Nëse je kurioz, s'te ngelet gjë tjetër veçse t'i provosh me recetën e Neps.al

Ingredientët

  • 6 patate
  • 6 lugë gjelle gjalpë
  • 1 tufë rozmarinë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i hiqni lëkurën.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.

3

Radhisni patatet njëra pas tjetrës. I shtypni pak me ndihmën e një çekiçi kuzhine.

4

Sipër i shtoni kripë, piper, vaj ulliri.

5

I vendosni secilës patate nga një lugë kafe gjalpë sipër.

6

Në fund i shtoni degët e rozmarinës dhe i fusni në furrë për 35 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

7

Servirini të ngrohta, me pak djathë çedar sipër nëse dëshironi.

Lini një koment