Sugjerojmë:

Ngrijini misrat për t’i patur të freskëta në çdo sallatë!

Ngrijini misrat për t'i patur të freskëta në çdo sallatë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Pse t'i blejmë misrat e gatshëm, kur me një recetë të thjeshtë mund t'i bëni vetë ato dhe t'i përdorni sa herë t'ju shkojë mendja....

Ingredientët

  • 4 misra
  • 2 litra ujë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me 1 litër ujë vendosni për të zierë misrat e zhveshur nga cipa dhe nga fijet.

2

I lini në zjarr për 10 minuta dhe pas kësaj i kaloni me një marshë në një enë me ujë të ftohtë.

3

Pasi të jenë ftohur apo të jenë të durueshme për dorën tonë, filloni e "zbërtheni misrin kokërr për kokërr.

4

Këto të fundit i fusni në disa qese vakumi të vogla dhe mbyllini mirë që të mos kenë ajër.

5

I ruani në ngrirje deri në 6 muaj. Përdorini sa herë të keni nevojë në sallatat tuaja apo në receta të tjera.

Lini një koment