Sugjerojmë:

Nga lënia e duhanit tek hidratimi i mirë, ja lista me 8 pikat për të fituar betejën me celulitin

Statistikat tregojnë se gratë shpenzojnë mbi 6 miliardë dollarë në vit për produktet dhe procedurat kundër celulitit. Megjithatë, asnjë nga studimet nuk mund të konfirmojë efektivitetin e produkteve të tilla.

Nëse vuani nga celuliti dhe nuk dini se si ta hiqni atë, ne jemi të lumtur t’ju tregojmë një listë të mënyrave për të fituar betejën kundër celulitit.

Ja disa prej tyre:

Ushtrohuni rregullisht
Ju ndoshta e dini që ushtrimi nuk ndihmon në shërimin e celulitit, por ndihmon në humbjen e yndyrës dhe zvogëlon celulitin. Nëse nuk keni kohë për palestër, mund të bëni stërvitje të thjeshta por efektive në shtëpi. Ushtrimi 2-3 herë në javë do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet e dëshiruara.

Pini shumë ujë
Hidratimi luan rol kyç në shëndetin e përgjithshëm dhe gjithashtu mund të ndihmojë me zvogëlimin e celulitit. Ne ju rekomandojmë të pini 8 gota ujë për të qëndruar të hidratuar.

Metodat kontraceptive
Pra, në rast se vuani nga probleme të ngjashme shëndetësore, duhet të konsultoheni me një mjek dhe të ndryshoni metodën tuaj kontraceptive.

 Hidroterapi
Hidroterapia është përdorimi terapeutik i ujit të nxehtë dhe të ftohtë për të përmirësuar shëndetin. Është gjithashtu një mënyrë e mirë për të zvogëluar akumulimin dhe shfaqjen e celulitit. Funksionon duke rritur qarkullimin, duke i shtrënguar ose dilatuar enët e gjakut. Filloni me një dush të nxehtë dy minutësh dhe kaloni në 30 sekonda ujë relativisht të ftohtë.

Masazh
Është vërtetuar se masazhi limfatik ndihmon në uljen e shfaqjes së celulitit. Ai punon duke lëvizur të gjithë sistemin imunitar të qelizave të bardha të gjakut rreth trupit dhe ndihmon yndyrën e hollë nën lëkurë rreth kofshës nëpërmjet qarkullimit në rritje dhe kullimit limfatik.

Lini duhanin
Fakt është se pirja e duhanit është e lidhur fort me një predispozitë të magazinimit të celulitit. Pra, nëse pini duhan dhe keni celulit, duhet të hiqni dorë nga ky zakon i keq për të hequr qafe celulitin.

Humbni ato kilet e tepërta
Rritja e peshës çon në formimin e celulitit, këto dy gjëra janë të ndërlidhura dhe jo të shmangshme. Megjithatë, sa më shumë të humbni në peshë, aq më shpejt dhe kollaj reduktohet celuliti.

Ndryshoni ushqimin tuaj
Ushqimi është çelësi i humbjes së peshës. Në rast se keni peshë të tepërt, ju duhet të përmirësoni kontrollin e sheqerit në gjak për humbjen e yndyrës dhe uljen e celulitit. Mundohuni t’i shmangni karbohidratet dhe sheqernat e përpunuara.

Lini një koment