Sugjerojmë:

Nëse ju kishte marrë malli për qullopite me djathë, mbani shënim recetën!

Nëse ju kishte marrë malli për qullopite me djathë, mbani shënim recetën!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Qullopitet me djathë ju hapin oreksin dhe shkojnë kaq shumë me një copë gjalpë fshati. Shijojini dhe ndajeni recetën edhe me të tjerët!

Ingredientët

  • 800 gram miell
  • 150 gram djathë të bardhë
  • ½ gotë hirrë djathi
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 ½ gotë ujë të vakët
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Sitim miellin dhe më pas shtojmë sodën e bukës.

2

Shtojmë më pas tek mielli, vajin, djathin e thërrmuar, hirrën dhe ujë. Punojeni mirë masën derisa të krijoni një masë homogjene.

3

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e përgatitur.

4

E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta

5

Pasi të jetë pjekur, e nxirrni dhe e prisni në copa katrore. E lini të ftohet disi dhe më pas mund ta shijoni!

Lini një koment