Sugjerojmë:

Miell misri dhe kunguj për një byrek të shijshëm brenda pak minutave!

Miell misri dhe kunguj për një byrek të shijshëm brenda pak minutave!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ju merr kaq pak kohë! Shumë e shijshme për të gjithë familjen dhe mbi të gjitha na jep shumë pak kalori!

Ingredientët

  • 3 kungulleshka të grira imët
  • 2 gota miell misri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Pak kripë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë pana

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni tulin e grirë të kungullit me miellin e misrit. I përzieni bashkë të dyja.

2

Shtoni gjalpin gjysmë të shkrirë, qumështin, kripën dhe i përzieni mirë.

3

Shtoni edhe panën në fund dhe i përzieni me një spatul.

4

Masën e përftuar e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 200 gradë.

5

Gjithsesi kontrollojeni herë pas here, pasi koha e pjekjes ndryshon nga njëra furrë në tjetrën. Ju bëftë mirë!

Lini një koment