Sugjerojmë:

Me perime dhe quinoa, kjo është sallata që nuk duhet të lini pa provuar sot!

Me perime dhe quinoa, kjo është sallata që nuk duhet të lini pa provuar sot!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 200 gram quinoa
  • 150 gram domate qershi
  • 400 ml ujë
  • 2 patëllxhanë
  • 3 speca me ngjyra të ndryshme
  • 5 thelpi hudhër
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 kokërr limon
  • 50 gram ullinj
  • pak vaj ulliri
  • pak borzilok
  • kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni quinoan për të zierë përreth 20 minuta.

2

Ndërkohë lani perimet dhe i prisni në copa të vogla. I vendosni në një tavë, i shtoni vaj ulliri dhe i fusni në furë për 20 minuta.

3

Pasi të jenë gati bashkoni në një enë të madhe quinoan dhe perimet. Shtoni vaj ulliri, lëng limoni, hudhrat,qepën e grirë imët, kripën dhe piperin.

4

I trazoni mirë të gjitha bashkë. Në fund shtoni ullinjtë dhe borzilokun.

5

Sallata me quinoa është gati për t’u shijuar!

Lini një koment