Sugjerojmë:

Maskë e bërë vetë për lëkurë të butë dhe plot shkëlqim

Kujdesu për fytyrën tënde çdo ditë, pasi kjo kërkon vetëm pak vullnet e kohë, e jo shumë para siç shumica mendojnë.

Maska më poshtë është natyrale dhe ka tri përbërës:

  • Tërshëra- shërben si një scrub për fytyrën.
  • Qumështi dhe çaji jeshil- shërbejnë si një antioksidant potencial për fytyrën. I japin fytyrës shkëlqim dhe butësi.

Related image

 

Do ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle tërshërë
  • 1 ½ gotë qumësht
  • 1 qese çaj jeshil

Përgatitja:

  • Në  një blender bashkoni tri përbrësit së bashku. I përzieni derisa të bëhet masa homogjene.
  • E lini mënjanë për disa minuta, derisa maska të thahet disi.
  • Pastaj aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.

Aplikimi i kësaj maske 1 herë në javë, do përmirësojë ndjeshëm pamjen e lëkurës suaj./neps.al 

Lini një koment