Sugjerojmë:

Lakror me miell misri dhe spinaq. Më e thjeshtë nga sa e keni menduar!

Lakror me miell misri dhe spinaq. Më e thjeshtë nga sa e keni menduar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Mielli i misrit padyshim disa receta na i bën shumë herë më të thjeshta!

Ingredientët

  • 3 filxhanë miell misri
  • 500 gram spinaq
  • 5-6 qepë të njoma
  • 1 filxan oriz
  • 1 ½ filxhan kos
  • 2 filxhanë qumësht
  • ½ filxhan vaj
  • 100-150 gram djathë të bardhë
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë pluhur pjekës
  • koper
  • nenexhik
  • majdanoz
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Grijmë spinaqin, qepën dhe erëzat dhe i bashkojmë në një tas duke shtuar orizin, djathin, ½ e filxhanit të kosit dhe 1 kokërr vezë.

2

Në një enë tjetër hedhim miellin e misrit, 1 lugë pluhur pjekës, 1 filxhan qumësht, 2 kokrra vezë, ½ filxhan vaj, kripë dhe piper.

3

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe hedhim gjysmën e brumit të përgatitur. E përhapim në të gjithë sipërfaqen dhe më pas vendosim masën e përgatitur me spinaq. Tek brumi i mbetur shtojmë pjesën e mbetur të kosit dhe qumështit, e përziejmë dhe e shtojmë në tavë duke e mbuluar plotësisht shtresën me spianq.

4

E spërkasim sipërfaqen e lakrorit me pak vaj ose gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë për 30-35 minuta.

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment