Sugjerojmë:

Kokoshka të marinuara dhe jam gati për filmin e radhës!

Kokoshka të marinuara

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Absolutisht një ndër mënyrat më të veçanta të përgatitjes së kokoshkave. Erëzat e ndryshme janë sekreti!

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle paprika
  • ½ lugë gjelle chili
  • 1 lugë gjelle hudhra pluhur
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 ½ lugë gjelle me vaj kokosi
  • 55 gram grurë (për kokoshkat)

Udhëzimet

1

Në një tenxhere shtoni vajin e kokosit dhe e lini të nxehet.

2

Më pas shtoni grurin, e tundni pak tenxheren me dorë dhe prisni sa të bëhen kokoshkat. Tenxherja duhet të ketë kapak dhe duhet të jeni të vëmendshëm për mos t’i djegur kokoshkat.

3

Pasi të jenë gati i hidhni në një tas dhe i lini mënjanë.

4

Në një enë bashkoni paprikën, chilin, qepën, hudhrën, kripën dhe trazojini mirë.

5

Në një enë tjetër bashkoni sheqerin kaf dhe vajin e ullirit. Shtojani kokoshkave dhe i përzieni mirë.

6

Në fund i shtoni masën me erëza që përgatitët. I përzieni edhe njëherë dhe kokoshkat janë gati për tu shijuar, vetëm apo me miqtë tuaj!

Lini një koment