Sugjerojmë:

Kjo është receta origjinale e piteve greke

Kjo është receta origjinale e piteve greke

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 350 ml qumësht
  • 150 ml ujë i vakët
  • 10 gram maja birre
  • 2 lugë kafe sheqer
  • 2 lugë kafe kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe shtoni miellin, hapni një gropë dhe shtoni në të kripën, sheqerin, majanë, qumështin dhe ujin. Punojeni mirë brumin dhe e lini të pushojë mënjanë për 20 minuta.

2

Hiqeni nga tasi dhe punojeni brumin mbi tavolinë. Nëse ngjit përdorni edhe pak miell. Në fund lyeni duart me pak vaj ulliri dhe rrumbullakoseni brumin. E lini të pushojë për të paktën 30 minuta.

3

Pasi të jetë gati, e ndani brumin në 12 toptha. Hapni secilën prej tyre në forma rrumbullake me madhësi mesatare. Për këtë lyeni vendin e punës me vaj, sepse do ju lehtësojë procesin e hapjes së piteve.

4

Merrni një tigan të mirë që nuk ngjit, shtoni pak vaj dhe vendosni pitet një e nga një për t’i skuqur.

5

I skuqni mirë nga të dyja anët. I kaloni në një pjatë me një letër kuzhinë poshtë për t’i thithur vajin, i shtoni kripë dhe rigon.

6

Mund t’i konsumoni fare mirë me djathë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment