Sugjerojmë:

Kek shtëpie me fara chia

Kek shtëpie me fara chia

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Farat chia, aq të shëndetshme për trupin dhe mendjen tonë!

Ingredientët

  • 500 gram miell i tipit 00
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë kos
  • 2 lugë gjelle fara chia
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • pak kripë
  • 100 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë (të shkrirë)
  • 2 vezë
  • lëkura e 1 limoni

Udhëzimet

1

Në një enë kombinoni 500 gram miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën.

2

Në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Tani shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.

3

I kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat chia. I përzieni edhe njëherë derisa të krijohet një masë homogjene.

4

Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që përgatitët.

5

E piqni për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shtoni pak sheqer pluhur sipër dhe shijojeni!

Lini një koment