Sugjerojmë:

Karota me mjaltë. Të gjithë do e duan një pjatë të dytë!

Karota me mjaltë. Të gjithë do e duan një pjatë të dytë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një mënyrë shumë e mirë për të konsumuar karota. Eshtë e thjeshtë dhe e shpejtë!

Ingredientët

  • 2 kg karota
  • 1 filxhan ujë
  • ¼ filxhan me gjalpë
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Lani mirë karotat dhe i prisni në copa pak të mëdha.

2

I vendosni për të zierë për 5 minuta në një tenxhere me ujë.

3

Sapo të kenë zierë i kaloni në një enë të madhe.

4

I shtoni sipër gjalpin e shkrirë, mjaltin, kripën, piperin dhe në fund borzilokun. I përzieni mirë dhe shijojini!

Lini një koment