Sugjerojmë:

Jepini trupit tuaj energji me recetën e ujit detoks me shalqi

Jepini trupit tuaj energji me recetën e ujit detoks me shalqi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Uji detoks ju jep kaq shumë përfitime. Ju bën të ndiheni të ngopur, humbni peshë, i jep shkëlqim lëkurës dhe i bën organet tuaja të funksionojnë më mirë! Limoni në këtë recetë ndihmon për tretjen, shalqiri nxjerr jashtë trupit toksinat ndërsa borziloku është i pasur me antioksidantë.

Ingredientët

  • 1 limon të larë dhe të prerë feta-feta
  • 5-6 feta shalqi (pa fara, në mënyrë që të mos dalin në ujë). Mund t'i përdorni me lëkurë ose jo, sipas dëshirës
  • 1 tufë borzilok
  • disa kuba akull
  • ujë sipas numrit të personave

Udhëzimet

1

Në një gotë apo kanë me ujë të ftohtë, kombinoni të gjithë përbërësit e sipërm.

2

I fusni edhe disa kuba akulli dhe i lini për disa orë në frigorifer.

3

Zakonisht rekomandohet që uji detoks të përgatitet një ditë para dhe të konsumohet të nesërmen.

4

Kjo metodë është shumë e mirë edhe për të shtytëzuar shalqirin, kur na ngelen ato copat e fundit që mendja na shkon direkt t’i hedhim, pa ditur se mund t’i shfrytëzojmë në receta të papara.

Lini një koment