Sugjerojmë:

Gjalpi i kikirikut, një thesar natyral për shëndetin tuaj!

Gjalpi i kikirikut është një thesar natyral që promovon shumë ndryshime të shëndetshme në trupin tuaj! E gjithë ajo çka duhet të bëni është ta konsumoni në sasi të moderuara dhe do të shihni rezultate shumë të mira brenda një kohe të shkurtër!

Ja disa prej sinjaleve pozitive që do të shihni:

Redukton shanset për kancer të gjirit
Proteinat natyrale dhe yndyrnat natyrale tek kikiriku mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Nëse nuk jeni alergjik ndaj tij, sigurohuni që ta shtoni gjalpin e kikirikut në menunë tuaj.

Ju ndihmon të humbni në peshë
Gjalpi i kikirikut është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, fibrave. Ai nuk ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe gjithashtu i siguron trupit tuaj elementë të shëndetshëm. Konsumimi i 2 lugëve, 2 herë në javë mund të çojë në ulje të peshës.

Ul nivelin e stresit
Gjalpi i kikirikut ndihmon në normalizimin e niveleve të kortizolit, të hormonit të stresit. Yndyrnat e tij të shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të kompensoni mungesën e këtyre elementeve në trupin tuaj, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Përmirëson funksionin e trurit dhe memorien
Vitamina E, zinku, magnezi dhe niacina tek kikirikët mbështesin aktivitetin e trurit. Vitamina E është gjithashtu në gjendje të forcojë kujtesën, veçanërisht për njerëzit e moshuar. Madje u zbulua se ndihmon për të moderuar sëmundjen e Alzheimerit.

I ndihmon muskujt të rikuperohen pas një stërvitjeje të mundimshme
Është një ushqim i shkëlqyeshëm para dhe pas stërvitjes. Yndyrnat dhe karbohidratet e tij do t’ju mbushin me energji të mjaftueshme. Gjalpi i kikirikut është gjithashtu i pasur me kalium i cili luan një rol kryesor në shëndetin e muskujve në drejtim të rikuperimit. Për më tepër, mund t’ju ndalojë të keni dhimbje të muskujve dhe dhimbje barku, kështu që seanca juaj e stërvitjes do të shndërrohet në një kënaqësi.

Image result for peanut butter

Kontrollon presionin e gjakut
Një tjetër veçori e mrekullueshme e kaliumit: Është në gjendje të ulë presionin e gjakut. Kikirikët janë shumë të pasur me të.

Ul shanset për diabet
Një tjetër veti e mahnitshme e gjalpit të kikirikut: Mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit. Po, kikirikët përmbajnë shumë yndyrna, por ato janë yndyrna të pangopura dhe ato janë të shëndetshme për ju. Ato janë në gjendje të përmirësojnë stabilitetin e glukozës dhe insulinës. Në hulumtimet e bëra nga Universiteti Harvard, dolën disa rezultate të mahnitshme. Gratë që konsumonin gjalpë kikiriku rregullisht kishin një rrezik të zvogëluar prej 21% të diabetit, në krahasim me ato që nuk e hanin kurrë.

Ju ndihmon të flini më mirë
Aminoacidi që gjendet tek kikirikët, i quajtur triptofan, rrit hormonin e gjumit, melatoninën dhe hormonin e lumturisë, serotoninën. Ju qetëson, ngadalëson proceset e trupit tuaj dhe ndihmon për një gjumë të mirë gjatë natës. Nuk ka nevojë të hani shumë. Vetëm disa lugë janë të mjaftueshme.

Shumë e mirë për nënat shtatzënë
Duket sikur ngrënia e gjalpit të kikirikut gjatë shtatzënisë mund të ketë një efekt pozitiv në fetus. Nga elementet e dobishëm të kikirikut përfiton gjithashtu edhe shëndeti i nënave./neps.al 

Lini një koment