Sugjerojmë:

Frulato me kafe, receta për të nisur ditën me energji e vitalitet

Frulato me kafe

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Një pije plot energji, shumë e rëndësishme nëse keni nevojë për t’u përqëndruar në punë ose në sezonin e provimeve, apo para se të kryeni një aktivitet fizik, nuk ka nevojë të merrni shtojca të kota, përveç se një frulato me kafe.

Ingredientët

  • 2 hurma arabe të cilave u keni hequr bërthamën
  • 2 lugë proteina me vanilje në formë pluhuri
  • 1 lugë kafeje me kafe ekspres
  • 1 lugë kafeje gjalpë bajamesh
  • 1 filxhan qumësht bajamesh
  • 1 lugë kafeje fara chia

Udhëzimet

1

Shtojini të gjithë përbërësit në një frulator dhe përziejini derisa të merrni një përbërje kremoze. Shërbejeni menjëherë.

2

*P.s Nëse keni dëshirë, kësaj frulatoje mund t’i shtoni dhe një lugë kakao pluhur.

Lini një koment