Sugjerojmë:

Frikase me mish qengji

Frikase me mish qengji

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ju kishte marrë malli për pak frikase?

Ingredientët

  • 500 gram mish qengji
  • 300 ml qumësht
  • 1/2 limon
  • 1 e verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • 2 karota
  • 1 patate
  • 1 degë selino
  • 2 qepë të njoma (pjesa e bardhë)
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 tufë kopër e grimcuar
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Kaurdisim mishin e qingjit me pak gjalpë, kripë dhe piper. E shuajmë me ujë dhe e lëmë të ziejë për gati 40 minuta.

2

Shtojmë selinonë, karotat, qepët dhe patatet e prera dhe i ziejmë 20 minuta. Në tigan kaurdisim miellin dhe gjalpin, e shuajmë me qumësht dhe e përziejmë me tel kuzhine që mos na formohen kokrra.

3

E shtojmë kremin tek mishi dhe e ziejmë 2 minuta sa masa të njëtrajtësohet.

4

Rrahim në tas të verdhën e vezës me limon. Shtojmë ngadalë lëng nga mishi dhe më pas e hedhim të gjithë në tenxhere.

5

E rregullojmë me kripë, piper dhe kopër të freskët. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga blogu: "Papare, the beauty of small things".

Lini një koment