Sugjerojmë:

Fokaçe me rozmarinë, zgjedhja që duhet të bëni në vend të bukës

Fokaçe me rozmarinë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • 5 degë rozmarine
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe sodë buke

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me kripën. Shtoni miellin dhe kosin. Punojeni mirë brumin, fillimisht në tas, pastaj kalojeni në tavolinë.

2

Merrni një petëz dhe hapni brumin me madhësinë e tavës që keni.

3

Sipër brumit shtoni vaj ulliri dhe degëzat e rozmarinës të shpërndara.

4

E fusni fokaçen në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Furra duhet të jetë e ngrohur paraprakisht.

Lini një koment