Sugjerojmë:

Fileto pule në skarë dhe ananas të karamelizuar

Fileto pule në skarë dhe ananas të karamelizuar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • ¼ filxhan me lëng ananasi
  • 2 lugë gjelle verë
  • 2 lugë gjelle salcë soje
  • ½ lugë çaji me xhinxher pluhur
  • Kripë, piper
  • 4 gjoks pule
  • ½ ananas
  • 1 qepë të njomë
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni 5 përbërësit e parë. I trazoni mirë dhe shtoni filetot e pulës.

2

I marinoni mirë dhe më pas i fusni në frigorifer për të paktën 1 orë.

3

Pas kësaj i nxirrni filetot pulës dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan nga të dyja anët. Në fakt për një shije më të mirë, duhet t’i piqni në një skarë.

4

Për këtë mjafton t’i lini 3-4 minuta nga secila anë.

5

Në skarë vendosni gjithashtu edhe fetat e ananasit.

6

Tani i shërbeni në një pjatë filetot e pulës dhe anash ananasin. Sipër i shtoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 qepë të njomë të grirë imët. Shijojeni!

Lini një koment