Sugjerojmë:

Fërgesë verore me domate, gjizë dhe hudhra

Fërgesë verore me domate, gjizë dhe hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 5 kokrra domate
  • 5 lugë gjelle gjizë
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 2 speca
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Vaj Ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet dhe më pas i prisni në copa të vogla.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe më pas shtoni specat.

3

Domatet e grira i shtoni në tigan.

4

I shtoni pak kripë dhe e lini domaten derisa të tretet. Nëse është e nevojshme i shtoni një gotë ujë.

5

Nga fundi i shtoni gjizën, e përzieni për dy minuta.

6

I shtoni gjalpin dhe në fund e hiqni nga zjarri. Fërgesa shërbehet e ngrohtë, shijojeni!

Lini një koment