Sugjerojmë:

Embëlsoni pasditet tuaja me recetën e reçelit të mollëve

Embëlsoni pasditet tuaja me recetën e reçelit të mollëve

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Për mëngjeset apo pasditet, reçeli i mollës përgatitur nga duart tuaja është kurdoherë një zgjedhje e mirë!

Ingredientët

  • 300 g sheqer
  • 1 limon (lëkura dhe lëngu)
  • 1 kg mollë të qëruara
  • 1 panxhar i vogël
  • 2 cm xhenxhefil
  • 1 degë rozmarinë
  • gjethe barbarozë

Udhëzimet

1

Pastrojmë mollët dhe i presim në feta të trasha.

2

Panxharin e grini me rende.

3

Në një tenxhere shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, sheqerin, xhenxhefilin dhe rozmarinën.

4

Shtoni mollët dhe panxharin.

5

I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë për 20 minuta me temperaturë të ulët.

6

Hiqni degën e rozmarinës dhe mbushni kavanozët duke shtuar nga një gjethe barbarozë.

7

Kthejini me kokë poshtë derisa të ftohen plotësisht. I ruani në frigorifer ose në vende të errëta, larg dritës së diellit.

Lini një koment