Sugjerojmë:

Embëlsira e ditës: Fiq të mbushur me dardha e kos

Embëlsira e ditës: Fiq të mbushur me dardha e kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shfrytëzojini akoma fiqtë për ide ëmbëlsirash sa të thjeshta, por edhe të shijshme! Neps.al ka një sugjerim fantastik për ju sot...

Ingredientët

  • 4-6 fiq
  • 150 gram kos grek
  • 150 gram djathë dhie
  • 150 gram rukola
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 dardhë e madhe ose dy të vogla
  • një dorë arra të thërrmuara
  • 1 lugë gjelle uthull molle ose açeto balsamike

Udhëzimet

1

Lani mirë rukolën dhe e shtroni në një pjatë. Anash vendosni dardhat e prera në feta-feta. Sipër saj vendosni fiqtë e ndarë përgjysmë.

2

Në një tas përzieni kosin, mjaltin, djathin. Mbushni me të fiqtë.

3

I shtoni sipër vajin, uthullën kripën, arrat dhe pak djathë të thërrmuar.

4

Sallata apo ëmbëlsira, quajeni si të doni është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment