Sugjerojmë:

E pasur me fibra, vitaminë K dhe C. Kjo është pija që duhet të konsumoni çdo ditë!

E pasur me fibra, vitaminë K dhe C. Kjo është pija me të cilën duhet të nisni ditën tuaj!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 1 banane
  • 1 mollë
  • 100 gram spinaq
  • 1 gotë lëng kokosi
  • 1 lugë gjelle fara chia
  • ½ kastravec (pa lëkurë)
  • 1 copë e vogël xhinxher

Udhëzimet

1

Në një blender shtoni në fillim bananen, mollën dhe lëngun e kokosit. Pasi i keni trazuar për disa sekonda shtoni kastravecin, xhinxherin, spinaqin dhe në fund farat chia.

2

Trazojini mirë derisa të krijohet një lëng homogjen dhe shërbejeni nëpër gota.

3

Nëse doni të keni një shije më tepër të freskisë, shtojini akull para se ta konsumoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment