Sugjerojmë:

Dardhë e karamelizuar, e thjeshtë dhe e mrekullueshme

Ingredientët

  • Dardhë
  • Mjaltë
  • Arra
  • Sheqer
  • Kanellë, fruta të thata ose karafila

Udhëzimet

1

Pastrojini mirë dardhët me ujë të bollshëm dhe thajini me një pecetë kuzhine.

2

Më pas prisni pjesën e sipërme të dardhës dhe me ndihmën e një luge largoni farat.

3

Secilën prej dardhëve lyejeni me pak sheqer nga të gjitha anët dhe tek pjesa e brendshme që keni hapur hidhni disa arra të thërmuara.

4

Vendosini me radhë në një tavë ku keni shtruar më parë letër pjekjeje.

5

Piqini në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 20-30 minuta.

6

Pasi dardhët të jenë karamelizuar hiqini nga furra dhe i spërkatini me mjaltë.

7

Sipas preferences mund t’i spërkatni edhe me pak pluhur kanellë ose fruta të thata apo disa karafila.

8

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë me akullore ose kekë të ndryshëm.

Lini një koment