Sugjerojmë:

Bukë me miell misri dhe spinaq

Bukë me miell misri dhe spinaq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Përgatitet kollaj nga të gjitha amvisat. Shumë herë më e shëndetshme sesa ajo buka e përditshme që blini në dyqan!

Ingredientët

  • 3 gota miell misri
  • 1 gotë miell gruri
  • 1 filxhan çaji me djathë dhie të thërrmuar
  • 1 tufë spinaq
  • 2 gota kos
  • 1 gotë qumësht
  • 1 zarf pluhur pjekjeje
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Spinaqin e lani mirë dhe copëtojeni sa më imët me dorë.

2

E kaloni në një tas duke i shtuar sipër miellin e misrit dhe të grurit,pluhurin pjekës, kosin, qumështin, djathin dhe pak kripë me sy.

3

I përzieni me një lugë druri të gjitha bashkë.

4

Masën e kaloni në një tavë me madhësi mesatare që duhet ta keni lyer paraprakisht me pak vaj.

5

E piqni për 20 -25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment