Sugjerojmë:

Bukë me banane dhe karota, për t’i shtuar lezetin vakteve tuaja!

2 gota miell
2 banane të qëruara
1 gotë me karota të grira imët në rende
2 vezë të rrahura mirë
½ filxhan me qumësht
¼ filxhan me shurup panje
½ filxhan me rrush të thatë
½ filxhan çaji me arra të grira
½ filxhan me copëza çokollate

1.Parangrohni furrën në 220 gradë celsius.
2.Në një tas të madh shtoni miellin. Ndërkohë në një enë tjetër bashkoni bananet e shtypura, karotat, vezët, qumështin, shurupin e panjes dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
3.Tani e shtoni tek mielli dhe e përzieni mirë të gjithën. Shtoni rrushin e thatë, copëzat e çokollatës dhe arrat.
4.Merrni një formë specifike dhe shtroni në të masën që përgatitët dhe e niveloni mirë me ndihmën e një spatule.
5.Në krye mund të t’i vendosni disa rripa bananeje.
6.E fusni në furrë për 35-40 minuta ose derisa ta shikoni që buka është pjekur tërësisht.
7.E lini pak të ftohet para se ta ndani në feta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment