Sugjerojmë:

Brokoli e pjekur në tavë me djathë dhe bukë misri

Brokoli e pjekur në tavë me djathë dhe bukë misri

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji me rikota
  • ¾ filxhan çaji me gjalpë të shkrirë
  • 4 vezë
  • 2 bukë misri
  • 500 gramë brokoli të prerë në copa të vogla
  • 1 qepë e madhe e grirë imët
  • 1 ½ filxhan me djathë të grirë çedar

Udhëzimet

1

Në fillim ngrohni furrën në temperaturë 190 gradë Celsius. Në një tas të madh rrihni bashkë ,gjizën, gjalpin dhe vezët.

2

Më pas shtoni qepët, djathin, bukën e grirë të misrit, dhe brokolin. Trazojini mirë.

3

Masën e krijuar shtrojeni në një tavë dhe futeni në furrë për rreth 35-40 minuta.

4

Lëreni të ftohet 10 minuta para se ta shërbeni dhe në fund, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta shijoni!

Lini një koment