Sugjerojmë:

Bëhen për 10 minuta, hahen për 5. Mos i lini pa provuar këto spaghetti me fara kungulli!

Bëhen për 10 minuta, hahen për 5. Mos i lini pa provuar këto spaghetti me fara kungulli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Recetë unike e gatimit, shijimit dhe servirjes së makaronave. Receta jua tregon si t'i përgatisni hap pas hapi...

Ingredientët

  • 1 pako spaghetti
  • 1 brokoli
  • 100 gram fara kungulli
  • 150 gram djathë parmexhano të grirë imët
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 2/3 filxhan me vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim zieni makaronat me metodën e zakonshme, në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Në një tenxhere tjetër zieni edhe brokolin për 5 minuta. Sapo të ketë zierë e kaloni në një enë me ujë të ftohtë dhe më pas e ndani atë në copa të vogla.

3

Në një blender kombinoni brokolin, farat e lulediellit, djathin, hudhrat dhe kripën, I përzieni për disa sekonda derisa të arrini trashësinë që dëshironi për salcën.

4

Nëse dëshironi më shumë vaj ulliri mund t’ia shtoni. Kështu sapo përgatitët peston e famshme, ama me fara kungulli.

5

Ndani një kungull përgjysmë, i hiqni brendësinë dhe shërbeni spaghettit, duke i shtuar sipër peston, farat e kungullit dhe djathin parmixhano që mbeti.

6

Ju bëftë mirë!

Lini një koment