Sugjerojmë:

Aplikacioni i ushqimit që do të ndryshojë jetën tënde!

Në smartphonin tonë ne mund të kemi një sërë aplikacionesh për fusha nga më të ndryshmet, por kur vjen puna tek ushqimi, duket se e lëmë pak në hije. Mund të kemi shkarkuar shumë aplikacione të huaja, por kur vjen puna tek ato shqiptaret, jemi disi skeptikë dhe i neglizhojmë.

Sot po flitet gjithnjë e më shumë për mënyrën sesi duhet të ushqehemi. Për balancat mes sasisë dhe cilësisë, konsumit të ushqimit të shtëpisë dhe jo atij fast-food e një sërë problematikash të tjera. E gjitha kjo bëhet sigurisht për disa arsye të ndryshme. Duke filluar nga shëndeti ynë, për t’u ndjerë mirë me veten nga brenda dhe jashtë. Por edhe për të rritur breza të ardhshëm të shëndetshëm, pasi kultura që ne kemi në të ngrënë trasmetohet edhe tek fëmijët tanë.

SnapFood quhet aplikacioni për të cilin dua t’ju flas sot! 

Ai shkarkohet falas nga telefoni juaj dhe është zgjidhja sa herë që doni të hani diçka të mirë e të shëndetshme. Përse them kështu?

Po sepse kushdo këtu ka mundësinë të njihet me menunë e restoranteve më të mira në kryeqyetet brenda pak minutave. Jo vetëm kaq. Ne kemi mundësi të njihemi me menunë, çmimet, foto të pjatave dhe përbërësit e tyre.

Si mund të porosisësh?

Pasi je regjistruar më të dhënat e tua, do të klikosh mbi pjatën që kërkon të porosisësh.

Çdo informacion që kërkon të dish lidhur me kostot e porosisë, do të të dalin anash dhe kështu çdo gjë është transparente. Pasi keni përfunduar porosinë, ajo do të jetë në adresën tuaj brenda 20-30 minutave. Pagesën do e bësh cash tek motorristët e SnapFood, pasi të kesh marrë produktin.

Eshtë në shërbimin tuaj nga mëngjesi deri në orën 23:00 të mbrëmjes, prandaj sa herë je i uritur merr telefonin dhe hyr në SnapFood!

Më beso, njëherë ta provosh këtë eksperiencë me SnapFood dhe do ta kërkosh gjithnjë!

Ndiq postimet e fundit nga ‘SnapFood‘ në rrjetet sociale duke klikuar këtu. 

Lini një koment