Sugjerojmë:

6 truke si të ndihesh i ngopur edhe kur je në dietë

Në momentin që ndërprisni marrjen e një sasie kalorish për të cilën ishit mësuar për një kohë të gjatë, trupi do ju sinjalizojë më shpesh se është i uritur.

Pikërisht këtu duhet gjetur balanca dhe mënyra sesi ta përballosh me sukses këtë uri.

Më poshtë ju rendisim 6 truke që do ju vijnë në ndihmë në këtë drejtim:

Proteina
Përpiquni të merrni më shumë proteina nga ushqimet. Rekomandohet 20-30 gram për vakt. Ato jo vetëm që do ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj, por edhe do ju plotësojnë për një kohë të gjatë.

Rrisni sasinë e perimeve
Hani sa më shumë perime. Ato kanë shumë pak kalori dhe prania e tyre nëpër vakte do ju ngopë.

Kafeja
Kafeja dhe në përgjithësi pijet e tjera me kafeinë ju japin ndjesinë se jeni të plotësuar. E kush e kishte menduar?

Pini ujë
Pini ujë dhe qendroni të hidratuar. Kur jeni të dehidratuar, ju krijohet ideja se ju hahet bukë dhe kështu humbni sensin e masës.

Përtypni cëmcakëz
Kjo bën që trupi ynë të mendojë se po përtypim disa kalori!

Relaksohu
E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Relaksohu! Humbja e peshës merr kohë, sepse nuk ka një ilaç magjik. Puna e fortë, disiplina dhe një pozitivitet, duhet të shoqërohen herë pas herë edhe me një relaks fizik e psikologjik./neps.al 

Lini një koment